“Makthi” i dëmtimeve duket se nuk ka fund për Neymar.
Sulmuesi po përgatitej për tu rikthyer në kombëtare, por kjo nuk do të ndodhë, të paktën për këtë muaj.
Neymar është dëmtuar sërish dhe ka humbur dy ndeshjet e Brazilit, ndaj Argjentinës dhe ndaj Kolumbisë.
Në këtë situatë, “Seleçaos” kanë ftuar sulmuesin e Real Madrid, Endrick. Neymar mungon në kombëtaren e Brazilit nga Tetori i vitit 2023, për shkak të dëmtimeve të shumta.
Kujtojmë se Brazili do të përballet me Kolumbinë më 21 Mars dhe 5 ditë më vonë sfidon Argjentinën, në përballjet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.