Skuadra e Gostivarit duket se është dorëzuar në luftë për titullin e kampionit në Maqedonisë së Veriut, ndonëse ende ka ndeshje.
Gostivari ka pësuar humbje në Kavadar me rezultat 2:1 nga Tikveshi.
Golat i realizuan Sadik (15) e Varelovski (58).
Tikveshi renditet në vend të nëntë me 21 pikë e Gostivari në të katërtin me 44 sosh pas javës së 24-të.
Shkëndija kryeson me 50 pikë e ka dy më shumë se Sileksi.