Kaos i vërtetë ka ndodhur në ndeshjen mes Tikveshit dhe skuadrës shqiptare Gostivari në kuadër të javës së 24-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Vendasit shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Gostivarit.
“Tensionet në fushë u “kurorëzuan” me dhjetë kartona të verdhë, si dhe me të kuq për kroatin Filip Mihaljeviq, i cili u përjashtua në minutën e 65-të të takimit.
Arsyeja është vërtet e çuditshme.
Sipas raportit zyrtar, kjo është sjellje jo sportive e Mihaljeviqit – lehtësim në fushë gjatë lojës!!!
Interesant ka qenë edhe pas përfundimit të ndeshjes pasi që ndihmëstrajneri i Gostivarit, Murat Akyuz ka marrë karton të kuq për sulm ndaj policëve.
Kartonë të kuq kanë marrë edhe Dean Smilevski i Tikveshit dhe Erhan Kushkapanit”, shkruan mediumi maqedonas “Ekipa”.
Nga ana tjetër një medium tjetër maqedonas “Sportsport” shkruan: “Sipas raportit të ndeshjes, lojtari i Tikveshit, ndërkombëtari kroat, Filip Mihaljeviq, ka marrë karton të kuq në minutën e 65-të për shkak të urinimit pas portës së vendasve”.