Minutat e pakta në vitin e parë, Endrick merr vendimin për të ardhmen

- Bota Sot

Minutat e pakta në vitin e parë, Endrick merr vendimin për të ardhmen

Endrick iu bashkua Real Madridit me shumë bujë në verë nga Palmeiras, por në vitin e tij të parë nuk ka luajtur shumë.

Sulmuesi i talentuar ka hasur në vështirësi për të siguruar një vend në formacionin bazë të Los Blancos, me minutat e tij që janë shumë të limituara.

18-vjeçari ka luajtur në 28 ndeshje në të gjitha garat, megjithatë në këmbët e tij janë vetëm 296 minuta.

Pavarësisht këtyre sfidave dhe spekulimeve për të ardhmen e tij, talenti brazilian nuk ka ndërmend të ndërrojë skuadër gjatë verës.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta spanjolle AS, Endrick nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror dhe ai tanimë e ka marrë vendimin për të qëndruar në Santiago Bernabeu.

Për sulmuesin qendror kishin shprehur interesim shumë skuadra nga La Liga dhe Bundesliga që ta marrin në huazim, megjithatë lojtari nuk e ka ndërmend të lëvizë.

Qëllimi i brazilianit është që në sezonin e ri të ketë më shumë hapësira,pasi ai beson se duke qëndruar në Madrid mund të rritet edhe më shumë.



Read it all at Bota Sot