Luis Diaz është një nga lojtarët më të mirë të Liverpulit, ku po shkëlqen këtë sezon nën drejtimin e Arne Slot.
Kohët e fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij nga “Anfild”, pas katër sezoneve.
Është raportuar se skuadra e Barcelonës e do me çdo kusht trasferimin e futbollistit kolumbian.
Sipas ”Sport”, klubi katalanas dëshrion nënshkrimin e tij gjatë afatit kalimtar veror.
Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco ka pasur tashmë disa kontakte joformale me agjentete lojtarit, të cilët janë të informuar për kushtet.
Ai është tërhequr nga propozimi i Barcës dhe duket se deshiron të ndryshoj ambient.
Babai i tij ka treguar tashmë se Luis e ka konsideruar të luajë për Barcelonën një ëndërr që kur ishte fëmijë, dhe vetë lojtari pranoi kur luante për Junior në Kolumbi se do të dëshironte të vishte fanellën e Barcelonës në të ardhmen.
Diaz ka kontrat me Liverpulin deri në vitin 2027, dhe nëse Barcelona dëshiron transferimin e tij, duhet të paguajë 70-75 milionë euro.