Derbi i Londrës në “Emirates”

- Bota Sot

Derbi i Londrës në “Emirates”

Xhiroja e 29-të e Premierligës po luhet këtë fundjavë dhe pjesë e saj është edhe një nga derbit më të zjarrtë të Londrës.

Bëhet fjalë për Arsenalin dhe Chelsean, një ndeshje që gjithmonë dhuron momente të veçanta.

Dy “ish-nxënësit” e Pep Guardiolas – të cilët ishin pjesë e stafit teknik të spanjollit – Mikel Arteta e Enzo Maresca e sfidojnë njëri-tjetrin për herën e dytë këtë edicion.

Arteta që drejton Arsenalin është në pozitë më të mirë, duke qenë i dyti, ndërsa Maresca me Chelsean po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, nëse i marrim pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, dy skuadrat kanë pothuajse formën e njëjtë.

Arsenali ka vetëm dy fitore, një humbje e dy barazime, derisa Chelsea ka tri fitore e dy humbje.

Ndeshja e sotme do të luhet në “Emirates”, me fillim nga ora 14:30, një duel që do të drejtohet nga gjyqtari Chris Kavanagh.

MUNGESAT:

Mungesat në ndeshjen e sotme do të jenë të mëdha në të dy taboret, me Arsenalin që po ka probleme të shumta në sulm, duke vendosur një mesfushor në pozitën e qendërsulmuesit.

Bukayo Saka, Kai Havertz, Gabriel Jesus e Takehiro Tomiyasu do të jenë jashtë takimit të sotëm shkaku i lëndimeve.

Në anën tjetër, Nicolas Jackson, Marc Guiu, Noni Madueke, Omari Kellyman e Aaron Anselmino do të jenë jashtë shkaku i lëndimeve, derisa Mykhaylo Mudryk është i suspenduar pasi ka dalur pozitiv në testin e dopingut. Malo Gusto është në dyshim po ashtu.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Mikel Arteta duket se ka vendosur që edhe sot të përdorë formacionin e tij të preferuar (4-3-3).

ARSENAL: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Odegaard, Partey, Rice; Nëaneri, Merino, Trossard.

Ndërkohë, homologu i Artetas, Maresca do të luajë me formacionin e tij 4-2-3-1.

CHELSEA: Sanchez; James, Fofana, Colëill, Cucurella; Enzo, Caicedo; Sancho, Palmer, Nkunku; Neto.

NDESHJET KOKË MË KOKË:

Gjatë historisë së kësaj përballjeje janë zhvilluar 206 ndeshje.

Nga to, Arsenali ka 83 fitore, ndërsa Chelsea ka 63 sosh. 60 ndeshje të tjera janë mbyllur me barazim.

Arsenali ka shënuar 301 gola, teksa të kaltërit nga Londra 270 sosh.

Didier Drogba me 13 gola është top golashënuesi i këtij dueli.



Read it all at Bota Sot