Katër ekipet e kreut nuk gabojnë

- Bota Sot

Katër ekipet e kreut nuk gabojnë

Kategoria e Parë ditën e djeshme mbylli ndeshjet e javës së 28-të të kampionatit. Edhe në këtë javë vazhdojnë të bëjnë detyrën siç duhet 4 skuadrat e kreut.

Kështu Vora triumfoi ndaj Kastriotit, Flamurtari kundër Lushnjes, Besa ndaj Pogradecit dhe Burreli triumfoi përballë Erzenit.

Kjo bën që renditja e 4 vendeve të para të mos ndryshojë. Këtë javë mori 3 pikët edhe Apolonia, me fierakët që mposhtën Valbonën dhe tashmë shkojnë në kuotën e 34 pikë, 3 më pak se Pogradeci dhe Lushnja që mbajnë vendin e 5 dhe 6-të në klasifikim.

Ndërkohë Kukësi dhe Korabi nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre dhe ndajnë kështu nga 1 pikë. Pas Apolonisë renditet Kastrioti me 31 pikë, më pas Korabi me 29-të me 1 më pak vjen Kukësi dhe më pas me 13 është Valbona dhe me 11 pikë mbyll klaisfikimin skuadra e Erzenit.



Read it all at Bota Sot