Trajneri u transportua në spital

- Bota Sot

Trajneri u transportua në spital

Laçi e mbylli me barazim 0-0 ndaj Bylisit në transfertë. Kurbinasit mbeten në vendin e gjashtë, pas 30 javësh në Superiore.

Pas ndeshjes foli zëvendëstrajneri i Laçit, Endri Bacaj. Kjo pasi trajneri Françesko Moriero u largua nga stadiumi për arsye shëndetësore.

“Trajneri ka një problem të vogël shëndetësor, gjendja është stabile. Thjesht stresi. Tani është mirë, në kujdesin e mjekëve.

Ne dhe pjesën e parë e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen. Patëm momente kur ulëm ritmin dhe presionin. Na dha motiv për të arritur një rezultat dhe për trajnerin, shpresoj t’ja kemi dhënë.

Në radhë të parë dua të them faleminderit për komplimentet, merita e çunave që zhvilluan ndeshje të bukura, taktikat i dërguan deri në fund. U mundëm që në pjesën e parë të luajmë me topin e parë, pastaj anësorët. Në të dytën menduam gjërat bazike.

Ne pamë edhe skuadrën kundërshtare, kishin një mbrojtje fizikisht të fortë. U munduam dhe ne të kishim fizik në sulm. Pastaj kishim ndërrime, futëm Myrtën për freski, për të sulmuar portën dhe t’i ndëshkonim”, u shpreh Endri Bacaj.



Read it all at Bota Sot