Nuk mjafton asistimi i Xherdan Shaqirit

- Bota Sot

Nuk mjafton asistimi i Xherdan Shaqirit

Baseli lëshoi rastin e artë që të marrë kreun e tabelës.

Skuadra e Baselit si vendas ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga kampioni në fuqi, Young Boys.

Baselit nuk i ka mjaftuar asistimi i Xherdan Shaqirit.

Është humbja e parë e Baseli në shtëpi për vitin 2025. 

Futbollisti Fassnacht në sekondën e 46-të shënoi për epërsinë e Young Boysit.

Vendasit e barazuan rerzultatin në minutën e 67-të. 

Xherdan Shaqiri me zgjuarsinë e tij ka asistuar për bukuri, ndërsa Otele futet me shpejtësi në 16-sh duke shënuar për 1:1. 

Ky gëzim nuk zgjati edhe shumë. 

Mysafirët shënojnë në minutën e 78-të, i njëti protagonist Fassnacht.

Kapiteni Xherdan Shaqiri e Leon Avdullahu u paraqitën titullarë për Baselin dhe Albian Ajeti nga minuta e 83-të. Pas javës së 28-të në Kampionatin e Zvicrës, Servette kryeson me 48 pikë, pasojnë Baseli me 46, Lugano 45, Luzern 44, Young Boys 43, Zurich 42, Lausanne 40 pikë etj.



Read it all at Bota Sot