Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka refuzuar pjesëmarrjen e trupave italiane në misionet paqeruajtëse në Ukrainë.
Gjatë një takimi virtual të Koalicionit të Vullnetit të organizuar nga kryeministri britanik Keir Starmer dje, Meloni theksoi se forcat italiane nuk do të marrin pjesë në operacionet e mundshme paqeruajtëse në Ukrainë.
"Nuk është planifikuar asnjë pjesëmarrje kombëtare në një operacion të mundshëm paqeruajtës në terren," tha Meloni gjatë një takimi virtual për Ukrainën.
Ajo shtoi se Italia synon të vazhdojë të punojë me partnerët evropianë dhe perëndimorë, si dhe me Shtetet e Bashkuara, për të vendosur garanci të besueshme dhe efektive të sigurisë.
Meloni ka pasur një bisedë telefonike me Starmer përpara se të merrte pjesë në takimin e Koalicionit të Vullnetit, raporton ANSA.
Kujtojmë, Starmer, pas samitit virtual të djeshëm të Koalicionit të Vullnetit, deklaroi se rreth 25 liderë të vendeve aleate ranë dakord të vazhdojnë forcimin e sanksioneve ndaj ekonomisë ruse, në mënyrë që të detyrojnë presidentin rus Vladimir Putin të ulet në tryezën e bisedimeve dhe ti jep fund luftës në Ukrainë.