Barcelona kthehet me tre pikë të mëdha nga Madridi në duel me Atletico Madridin.
Përballja mes Atleticos dhe Barcelonës gjatë do të mbahet në kujtesë.
Barcelona ngadhënjeu me përmbysje me rezultat 4:2 ndaj Atleticos.
Ballafaqimi interesant deri në pikën e fundit.
Një Barcelonë që ishte në disavantazh 2:0 deri në minutën e 70-të.
Alvarez (45) e Sorloth (70) shënuan për epërsinë e Atleticos.
Barcelona zgjohet nga gjumi, Lewandowski në minutën e 72-të, Torres në atë të 78-tën barazojnë rezultatin 2:2. Në minutën e
90+2 Yamal nga distanca realizoik për 2:3 duke shtangur Madridin.
Në minutën e 90+5 Torres thellon fitore në 2:4.
Pas javës së 28-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 60 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Reali me 60 e Atletico me 56 sosh.