Amir Rrahmani është përfshirë në formacionin ideal të javës në Serie A.
Përfaqësuesi kosovar ishte meritor që Napoli e mori një pikë ndaj Venezias në xhiron e 29-të të kampionatit italian.
Ndeshja përfundoi baras, 0:0, ndërsa faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, WhoScored” e përfshiu atë në ekipin e javës në Itali, ndërsa e vlerësoi me notën 7.80.
Përfaqësuesi kosovar luajti 77 minuta dhe u zëvendësua me Juan Jesus.
Napoli aktualisht gjendet në vendin e dytë në tabelë me 61 pikë, tri më pak se lideri Inter.
Rrahmani me shokë do të mundohen deri në fund që ta fitojnë titullin e kampionit në Itali.