Atmosfera në ekip është mjaft pozitive

- Bota Sot

Atmosfera në ekip është mjaft pozitive

Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme zhvilloi edhe zyrtarisht përgatitjet për duelin me Anglinë. Kuqezinjtë zbritën në fushë, klu Sylvinho dhe stafi i tij kanë kombinuar stërvitjen në palestër dhe më pas lojtarët dolën në fushë.

Atmosfera në ekip është mjaft pozitive, me futbollistët që janë besimplotë se mund të marrin pikë ndaj “tre Luanëve”. Pikërisht për këtë transfertë, e cila është shumë e vështirë është zbuluar edhe axhenda e udhëtimit.

Ditën e sotme dhe të nesërme, kuqezinjtë do të zhvillojnë normalisht stërvitje në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa nesër pasdite pritet që të udhëtojnë drejt Londrës. Ekipi do të akomodohet në një nga hotelet afër “Ëembleyt”, stadium ku do të zhvillohet edhe sfida me Anglinë.

Takimi do të luhet ditën e premte, duke nisur që nga ora 20:45 dhe është i vlefshmë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.



Read it all at Bota Sot