Ndryshime në listën e Kombëtares

- Bota Sot

Ndryshime në listën e Kombëtares

Kombëtarja U-21 ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e lojtarëve ka pësuar ndryshim, pasi janë larguar nga grumbullimi Gjergji Kote dhe Ledjo Tresa për arsye dëmtimi.

Trajneri Alban Bushi ka vendosur që të ftojë Renaldo Torrajn e Teutës, i cili do të bashkohet sot me Kombëtaren.

Shqipëria U-21 do të vazhdojë normalisht përgatitjet për dy ndeshjet në transfertë. Më 21 mars,

Kombëtarja U-21 do të përballet me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.



Read it all at Bota Sot