Probleme me lëndim

- Bota Sot

Probleme me lëndim

Marcus Thuram humbet sfidat e radhës me përfaqësuesen e Francës.

Sulmuesi i Interit, i cili ka disa javë që po lufton me një problem me kyçin e këmbës së majtë, u largua nga kampi stërvitor i kombëtares franceze për t’u rikthyer në Milano, siç u zyrtarizua nga federata franceze e futbollit.

“Për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme në kyçin e këmbës së majtë, Marcus Thuram nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet e planifikuara për të enjten, 20 mars, në Split kundër Kroacisë.

Didier Deschamps ka vendosur ta vërë atë në dispozicion të ekipit të tij Përzgjedhësi do të mbështetet në një grup prej 23 lojtarësh”, shkruhet në njoftimin e federatës franceze.



Read it all at Bota Sot