Mesfushori i Manchester United-it, Manuel Ugarte, ka pranuar se është i emocionuar që po luan përkrah Casemiro-s.
Ugarte iu bashkua United-it në gusht të verës së kaluar nga PSG dhe e cilëson një “nder” të ketë si shok skuadre legjendën braziliane.
“Flas shumë me Case. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë,” tha Ugarte për ‘Telemundo Deportes’ pas ndeshjes kundër Leicester-it.
“Askujt nuk i mohohet ajo që ai ka fituar. Është një nder të stërvitem dhe të jetoj çdo ditë me të. Mëson shumë edhe në fushë nga ai”, theksoi ai.
Trajneri i United-it, Ruben Amorim, javën e kaluar ka folur për rikthimin e formës së mirë të Casemiro-s.
“Mendoj se ai po e përmirëson lojën e tij dhe unë po mësoj mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar një lojtar si Casemiro.
Mund ta ndjesh që ekipi është më i lidhur, edhe në mbrojtje. Kjo mund ta ndihmojë shumë Casemiro-n, sepse ai është kaq i zgjuar, inteligjent dhe di të lexojë lojën. Në hapësira të vogla, ai e kupton saktësisht se ku do të shkojë topi”, ka pohuar Ugarte.