Mësohet gjyqtari i ndeshjes Kosovë - Islandë

- Bota Sot

Mësohet gjyqtari i ndeshjes Kosovë - Islandë

Holandezi me origjinë turke, Serdar Gozubuyuk, është emëruar si gjyqtar kryesor për ndeshjen e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Islandës në play-off të Ligës B të Kombeve.  

Ndeshja do të luhet të enjten, 20 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.  

Gozubuyuk, 39-vjeçari, është një nga gjyqtarët më të njohur në skenën ndërkombëtare.

Ai ka ndarë drejtësi në të tre garat evropiane të UEFA-s: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.  

Në tetor të vitit të kaluar, Gozubuyuk  ishte gjyqtar kryesor i ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Polonisë dhe Portugalisë, një ndeshje që u mbush me tension dhe emocione.  

Ndeshja kthyese ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të luhet më 23 mars në Murcia të Spanjës.



Read it all at Bota Sot