Aventura e mbrojtësit brazilian

- Bota Sot

Aventura e mbrojtësit brazilian

Pas vetëm një sezoni, aventura e mbrojtësit brazilian Emerson Royal te Milan, me shumë gjasa do të marrë fund.

I mbërritur verën e kaluar për 15 milionë euro nga Tottenham, 26-vjeçari nuk e ka bindur kurrë plotësisht klubin kuqezi dhe dy trajnerët (Fonseca e Conceiçao).

Madje edhe në merkaton e janarit dukej gati për t’u larguar, por më pas një dëmtim e bllokoi daljen e tij.

Mbrojtësi i krahut brazilian është shumë i kërkuar në Turqi dhe Spanjë, ku ai mund të rikthehet pas qëndrimeve në Barcelonë dhe Betis.

Këtë sezon, Emerson Royal është aktivizuar në total në 25 ndeshje me kuqezinjtë. Ai ka një kontratë deri në vitin 2028 me Milan, që mund ta largojë edhe në formë huazimi me të drejtë blerje.



Read it all at Bota Sot