Apolonia është skuadra e radhës që mbetet pa trajner 5 javë nga fundit i kampionatit.
Sedat Pajaziti nuk do të jetë më trajner i fierakëve për ndeshjet e mbetura.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se palët kanë shkëputur me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre dhe tashmë kanë ndarë rrugët. 52-vjeçari mori drejtimin e Apolonisë 5 muaj më parë, teksa u ul në stolin e tyre në shtatorin e kaluar, njotron Newsport.
Apolonia aktuslisht ndodhet në vendin e 7-të me 34 pikë pas 28 ndeshjesh. Fierakët kanë 4 pikë më shumë se Korabi dhe në javët e mbetura tentojnë të qëndrojnë sa më larg zonës së ftohtë,