Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen e parë të play-offit të UEFA Nations League ndaj Islandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kundërshtarët kanë lojtarin më të shtrenjt në skuadër. Bëhet fjalë për Orri Oskarssonin, i cili sipas faqes “Transfermarkt”, çmimi i tij është 20 milionë euro.
Por, në total, Kombëtarja e Kosovës e ka vlerën më të madhe sesa Islanda.
“Dardanët” vlerësohen me shifrat 63.95 milionë euro, kurse Islanda 55.58 milionë euro.
Futbollisti më i shtrenjt te Kosova është Amir Rrahmani me vlerën 12 milionë euro.
Kujtojmë që Edon Zhegrova është lojtari me vlerën më të lartë te Kosova (25 milionë euro), por ylli i Lille mungon në këtë grumbullim shkaku i lëndimit.