La menjëherë grumbullimin me Shpresat, zbulohet gjendja e Gjergji Kotes

- Bota Sot

La menjëherë grumbullimin me Shpresat, zbulohet gjendja e Gjergji Kotes

Gjergji Kote ishte një nga të grumbulluarit nga Alban Bushi për duelet miqësore me Greqinë dhe Luksenburgun.

Futbollisti i Partizanit më pas u detyrua të “braktisë” kuqezinjtë për shkak të një dëmtimi.

Një dëmtim që e mori që në sfidën me Teutën, ku lojtari u zëvendësua nga Arbër Abilaliaj.

Por duket se shqetësimet muskulare vazhduan edhe në ditët në vazhdim dhe kjo tashmë ka shqetësuar stafin e “Demave”.

Por nga sa mësohet, lotjari nuk ka ndonjë dëmtim serioz, por ka lodhje fizike. Kjo kërkon që Kote të mungojë vetëm 1 javë dhe më pas pritet rikthimi në stërvitje me kryeqytetasit.



Read it all at Bota Sot