Reagon sulmuesi i Manchester Utd

- Bota Sot

Reagon sulmuesi i Manchester Utd

Sulmuesi Rasmus Hojlund i dha fund pritjes së gjatë 3-mujore, duke shënuar një gol në fitoren bindëse 3-0 të Manchester United ndaj Leicester. 22-vjeçari ka kaluar disa periudha zhgënjyese që kur u bashkua nga Atalanta në gusht 2023, duke ngritur pikëpyetje për transferimin 70-milionë eurosh.

Hojlund është parë gjithmonë si një diamant nga United dhe shpesh i ka munguar shërbimi i nevojshëm, por pikëpyetjet u shtuan gjatë kësaj periudhe të gjatë pa gola, që filloi në dhjetor. Danezi u rikthye te goli pas 21 ndeshjesh. “Jam i lumtur, por nuk ka të bëjë vetëm me golat”, tha Hojlund.

“Ky gol më jep shumë besim, por gjithçka varet edhe nga performancat e mia.

Mendoj se padyshim që nuk kam qenë në kulmin e lojës sime ashtu siç doja dhe ne jemi ende duke u përshtatur me një sistem të ri.

Mendoj se jam rritur në këtë drejtim kohët e fundit dhe kam filluar të dukem pak më mirë”, shtoi danezi.

“Jam i sigurt se do të vijnë më shumë gola tani”, premton Hojlund, që më tej shtoi:

“Dua të vazhdoj të përmirësohem dhe të vazhdoj të jem më i mirë. E di aftësitë e mia, nuk jam një sulmues i mbaruar dhe të vazhdoj të bëhem edhe më i mirë, do të shënoj edhe më shumë gola nëse fokusohem vetëm në këtë”, tha Hojlund.



Read it all at Bota Sot