Presidenti i Milanit: Superkupa nuk mjafton

- Bota Sot

Presidenti i Milanit: Superkupa nuk mjafton

Nëse Milani do të ushqejë shpresa, të largëta për momentin, për një vend në Champions apo për një kualifikim europian, nuk ka asnjë rezultat tjetër përveç fitoreve.

Ajo ndaj Komos shërbeu edhe për të gjetur pak vazhdimësi që i ka munguar gjithmonë këtë sezon “Djallit”, teksa, për presidentin Paolo Skaroni, ekipi duhet të besojë. Të paktën, kjo është ajo që kuptohet nga intervista e dhënë për “La Repubblica”.

Cili është këndvështrimi juaj për ekipin dhe të ardhmen? Ka qenë një sezon i vështirë, nuk ka dyshim për këtë.

Një sezon që ka zhgënjyer tifozët tanë dhe ne gjithashtu. Ne si drejtues po i bëjmë vetes pyetje për të ardhmen:

“Si ta bëjmë më të mirë?”. Nuk e di nëse duhet ta quaj gjithë këtë evolucion, por mua më duket si një proces i natyrshëm që e kalojnë të gjitha klubet.

Keni gjetur gabime? A mos është më mirë të mos merrni pjesë në Ligën e Konferencës? Më pëlqen të kujtoj se sollëm në shtëpi një kupë të bukur, nuk ishte thjesht një sezon negativ. Ne nuk e konsiderojmë sezonin të mbaruar. Liga e Kampioneve është shumë larg, por vazhdojmë të luftojmë dhe, nëse arrijmë të marrim kualifikimin në një tjetër kupë europiane, do ta bëjmë me të njëjtin angazhim që kemi pasur gjithmonë në ngjarjet ndërkombëtare.

Çfarë po ndodh për stadiumin e ri? Jam marrë me stadiumin që nga viti 2019, nuk mund të mos them se në fund, pas një serie të tërë kthesash, u kthyem në propozimin e vitit 2019: të ndërtojmë një stadium të ri së bashku me Interin, mundësisht në zonën e “San Siro”-s.

Si po shkojnë bisedimet? Topi është në fushën e bashkisë dhe ajo duhet t’i përgjigjet dokumentit. Jam optimist, shoh edhe te Kryebashkiaku Sala një dëshirë të madhe për t’i lënë Milanos një infrastrukturë të mrekullueshme që i duhet qytetit e jo vetëm klubeve.

Të gjithë duam të lëmë një gjurmë të rëndësishme, por stadiumi i ri do të jetë i hapur për të gjithë: për familjet, për personat me aftësi të kufizuara që kanë probleme të mëdha për të ardhur në stadium.



Read it all at Bota Sot