Emisarja britanike e nis punën për Ballkanin Perëndimor me një vizitë në Berlin

- Bota Sot

Emisarja britanike e nis punën për Ballkanin Perëndimor me një vizitë në Berlin

Karen Pierce, emisarja e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur se ka filluar punën e saj në pozitën që i është caktuar.

Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se është e kënaqur që tashmë do të shkojë në Berlin të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

“Ashtu si Britania e Madhe, Gjermania luan një rol kyç në rajon”.

“Mezi presim të punojmë së bashku si partnerë të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar që pret Procesin e Berlinit”, ka thënë Pierce.

Karen Pierce është emëruar nga Britania e Madhe si e dërguar për Ballkanin Perëndimor në shkurt të këtij viti.

Më njoftimin e lëshuar nga institucionet britanike thuhet se diplomates Pierce i është dhënë besimi që të vazhdojë punën për t’u arritur qëllimet e Ballkanit Perëndimor.

“Si një nga diplomatet më me përvojë të Mbretërisë së Bashkuar, Dame Karen Pierce është emëruar e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, e ngarkuar për të çuar përpara objektivat strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në të gjithë rajonin, duke përfshirë përgatitjet për Samitin”, shkruajn në njoftim institucionet britanike.

Pierce më herët ishte në pozitën e ambasadores së SHBA-së. Ajo ka mbajtur pozitën e përfaqësueses se përhershme në Kombet e Bashkuara, dhe është bërë gruaja e parë që është emëruar në atë pozitë.



Read it all at Bota Sot