Merr fund sezoni për Paulo Dybalan

- Bota Sot

Merr fund sezoni për Paulo Dybalan

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Paulo Dybala, e ka humbur sezonin aktual.

31-vjeçari ka një lëndim muskolar dhe sipas gazetarit, Fabrizio Romano, ai do t’i nënshtrohet një operacioni ditëve në vijim.

Dybala po kalonte momente fantastike me Romën, sidomos pas ardhjes së trajnerit, Claudio Ranieri.

Gjatë këtij edicioni në Serien A, Dybala ka zhvilluar 24 ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste.



Read it all at Bota Sot