Të gjitha në një ditë dhe në të njëjtën orë

- Bota Sot

Të gjitha në një ditë dhe në të njëjtën orë

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të zbresë ditën e mërkurë në fushën e lojës. Duele mjaft interesante dhe të luftuara janë në program, me ekipet që do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 29-të të kampionatit.

Kështu të gjitha përballjet e kësaj jave do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Saktësisht ditën e mërkurë në orën 15:00.

Vora do të presë Lushnjen në shtëpi, njëjtë edhe  Flamurtari që do të luajë kundër Pogradecit. Në transfertë do të luajë Burreli ndaj Besës, teksa edhe Apolonia do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Kukësin.

Valbona – Kastrioti dhe Erzeni – Korabi janë përballjet e tjera të kësaj jave, e cila do të vendosë shumë mbi fatet e ekipeve në këtë sezon.

Java e 29-të:

VORA - LUSHNJA

FLAMURTARI - POGRADECI

BESA - BURRELI

KUKËSI - APOLONIA 

VALBONA - KASTRIOTI 

ERZENI - KORABI 



Read it all at Bota Sot