Tifozët dardanë: Shumë vite në pritje të rezultateve e ditëve të mira

- Bota Sot

Tifozët dardanë: Shumë vite në pritje të rezultateve e ditëve të mira

Tifozët e Kosovës “Dardanët” mezi po e presin ndeshjen e sontme të “play-off”-it të Ligës së Kombeve me Islandën.

Si gjithherë, tifozët besnikë të Kombëtares do të jenë të pranishëm në stadium për t’i përkrahur futbollistët.

Mirëpo, ta presin nga djelmoshat në fushën e blertë që t’i shpërblejnë me paraqitje të mirë dhe me fitore.

“Dardanët” e kanë bërë një postim në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, përmes së cilës më shumëse kurrë më parë kërkojnë që të mos gjenden justifikime, por të ketë reagim nga lojtarët.

Tifozët kosovarë insistojnë se në ndeshje me islandezët fitorja nuk duhet të jetë dëshirore, por detyrim.

“Shumë vite në pritje të rezultateve e ditëve të mira, sot iu ka ardhur fundi”, shkruajnë ndër të tjera tifozët zyrtarë të Kombëtares Dardane.

Ndeshja mes Kosovës dhe Islandës do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.



Read it all at Bota Sot