Njoftim për datat e ndeshjeve të gjysmëfinaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Njoftim për datat e ndeshjeve të gjysmëfinaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për datat e ndeshjeve të gjysmëfinaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Komisioni për Gara ka vendosur që ndeshjet e këtij faze të luhen në dy datat e mëposhtme:

Ndeshja e parë: do të zhvillohet më 09 prill 2025, me fillim në orën 15:00.

Ndeshja e dytë: do të zhvillohet më 23 prill 2025, me fillim në orën 16:00.

Gjithashtu, Federata e Futbollit ka njoftuar se shorti për gjysmëfinalet do të mbahet gjatë javës së parë të prillit 2025. Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të shortit, klubeve do t’u dërgohet një njoftim shtesë.

Të gjithë tifozët dhe klubet janë ftuar të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e ardhshme rreth Kupës dhe për ndeshjet emocionuese që priten në këtë fazë të kompeticionit.



Read it all at Bota Sot