Në Shqipëri është diskutuar shumë në këto kohët e fundit sa i përket lojtarëve që po kalojnë nga Kosova te Shqipëria.
Kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të disa shqiptarëve të Kosovës, të cilët nuk kanë ngurruar ta quajnë Etnik Brrutin si tradhtar për një kalim të tillë. Ndërkohë trajneri Oltijon Kërnaja, ka bërë një reagim sa i përket kësaj teme.
Ai shprehet se nuk mund të kuptojë dy standartet e zgjedhura nga kritikët e mëdhenj të Etnik Brrutit, të cilët ishin shumë të lumtur kur Amir Rrahmani pasi u rrit si lojtar te Partizani dhe ishte pjesë e Shqipërisë me shirit kapiteni te U-21, shkoi më pas te Kosova.
Madje edhe zgjedhja e tij nuk kishte vend për shumë dashuri, por ishte shumë oportuniste sic quhet ajo e Brrutit, pasi Rrahmani ngeli jashtë Europianit nga Shqipëria e De Biazit.
“Etnik Brruti është një trim flamuri, ashtu siç e ka emrin dhe veproi, e thirri mëmëdheu, flamuri kuqezi, që shumë veta kanë dhënë jetën e tyre. Ai flamur që ne të gjithë si shqiptarë këndojmë nëpër stadiume Shqipëri Etnike dhe këtë herë merr më shumë kuptim, fjala dhe emri i Brrutit, ETNIK!
Një Shqiptar që përfaqëson Shqipërinë asnjëherë nuk është tradhtar, por hero kombëtar. Kombëtarja jonë krenohet sepse pavarësisht se jemi të ndarë siu shtet, aty gjendet e gjithë SHQIPTARIA. Mos të harrojmë se kapiteni është Berati i Luginës së Preshevës
Absurditeti me i madh më vjen nga kolegët dhe miqtë e mi, trajner kosovar, të cilët sulmojnë një djalë, 20-21 vjeçar!
Per zgjedhjen e tij, që Batatina e ka bërë duke luftuar me armë në dorë, për atë flamur kuq e zi!
Shumica e këtyre trajnerëve janë arsimuar dhe diplomuar në Shqipëri, me certifikatat përkatëse!
Dua t’i kujtoj Lecit, se Shqipëria është po ai vend që të mirëpëriti si vëlla kur luajte për Besën e Kavajës apo Vllazninë dhe do ta bëj përsëri.
Përse analista si Tovërlani apo Statovci, nuk thanë asnjë fjalë kur Rrahmani, kapiteni i Shqipërisë U-21, që e morën fëmijë dhe u rrit te Partizani, shkoj te përfaqësuesja e vëllezërve tanë, vetëm se De Biazi nuk e mori në Europian?
Sa për informacion, askush nga Shqipëria zyrtare nuk i quajti tradhtar, por kritikuan trajnerin pse nuk i mori në Europian. Tovërlani, se dëgjova vjet asnjë fjalë për Zenelin që la Kosovën për Suedinë, vëllai i tij luan për Kosovën, nuk dëgjova asgjë”, tha Kërnaja.