Real Madrid - Arsenal, përplasje edhe në afatin kalimtar

- Bota Sot

Real Madrid - Arsenal, përplasje edhe në afatin kalimtar

Sfida mes Real Madrid-it dhe Arsenal-it nuk kufizohet vetëm te përplasja në çerekfinalet e Champions League, por vijon edhe në merkato.

Sipas raportimeve nga AS, të dy klubet po ndjekin nga afër mesfushorin bask të Real Sociedad-it dhe përfaqësueses së Spanjës, Martin Zubimendi.

Arsenal-i e kishte kërkuar që verën e kaluar, por Real Madrid-i është futur në garë për dy arsye kryesore: e para, e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën, dhe e dyta, ka motive "kombëtare".

Florentino Perez synon të shtojë më shumë lojtarë spanjollë në një skuadër ku aktualisht luajnë vetëm disa futbollistë iberikë si Dani Carvajal, Lucas Vázquez, Raúl Asencio, Fran García, Dani Ceballos dhe Jesús Vallejo.

Për këtë arsye, Zubimendi dhe Huijsen janë në planet e klubit për këtë qëllim.

Megjithatë, Real Sociedad-i nuk do të jetë e lehtë për tu bindur. Arsenal-i tashmë ka ofruar një shumë afër 60 milionë eurove, por edhe kjo shifër mund të mos mjaftojë për ta siguruar mesfushorin spanjoll.



Read it all at Bota Sot