Pak më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një konferencë për media në Oslo.
Atje, ai konfirmoi se zyrtarët ukrainas dhe amerikanë do të takohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur me gazetarët, Zelensky këmbënguli se heqja e anëtarësimit në NATO për Ukrainën nga tavolina do të ishte një “dhuratë e madhe për Rusinë”.
Duke iu drejtuar virtualisht liderëve të BE-së, udhëheqësi ukrainas thotë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet të ndalojë “kërkesat e panevojshme” derisa paralajmëroi se “asgjë nuk ka ndryshuar” pasi Rusia sulmoi infrastrukturën energjetike, pavarësisht se Putini u zotua të ndalojë sulme të tilla.
Ai gjithashtu thotë se “centralet bërthamore të vendit i përkasin popullit të Ukrainës”, pas një sugjerimi nga presidenti amerikan, Donald Trump që Uashingtoni të blejë termocentralin Zaporzhizhia.