Caktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës, Vjosa tërhiqet nga garat

- Bota Sot

Caktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës, Vjosa tërhiqet nga garat

Janë përcaktuar të enjten çiftet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve.

Shorti është tërhequr në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Sipas shortit, Prishtina përballet me Besa Famgasin, Llapi me Kastriotin dhe Vushtrria me Trepçën.

Rahoveci kalon direkt në gjysmëfinale për shkak të tërheqjes së Vjosës nga garat.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës luhen më 26 e 27 mars.



Read it all at Bota Sot