Rey Manaj me shumë gjasa do të largohet nga Sivasspor. Sulmuesi lushnjar ka kontratë të vlefshme me turqit deri në verën e vitit të ardhshëm, por gjasat që të qëndrojë te Sivasspor janë shumë të pakta.
Interesimet dhe ofertat për lotjarin e Kombëtares nuk kanë munguar asnjëherë dhe falë formës së tij fantastike që ka treguar në Turqi një sërë ekipet duan shërbimet e lushnjarit. KËshtu nga sa mësohet nga mediat turke bëhet me dije se po bëhet gati transferimi te skuadra e re.
Bëhet fjalë për Trabzonspor, me këto të fundit kanë bërë gati çdo gjë për transferimin e Manajt. Kjo pasi siç duket edhe lushnjari ka dhënë “dritën jeshile” për këtë lëvizje.
Kujtojmë se në këtë sezon Rey me fanellën e Sivasspor ka arritur të luajë në 20 ndeshje. 28-vjeçari ka arritur të shënojë 8 gola dhe ka dhuruar edhe 3 asiste.
Aktualisht sulmuesi është i grumbulluar me Kombëtaren për duelin e mbrëmjes së sotme me Anglinë dhe për sfidën me Andorrën. Ndaj “Tre Luanëve” me shumë gjasa do ta nisë si titullarë takimin në “Ëembley” të Londrës në orën 20:45.