Alarm te Italia

- Bota Sot

Alarm te Italia

Në Itali ka ankth për gjendjen e Riccardo Calafiorit, i cili u dëmtua në minutat e fundit të ndeshjes së parë çerekfinale të Nations League në San Siro kundër Gjermanisë.

Mbrojtësi i Arsenalit përdrodhi keq gjurin e majtë dhe u detyrua të tërhiqej nga ndeshja.

Gjithsesi, lojtari doli nga fusha me këmbët e tij.

"Si është Calafiori? Nuk e dimë sepse gjuri i tij ndihet pak i çuditshëm. Kur u pyet "çfarë ndjen?"

Përgjigjja e tij ësgtë Nuk e di, për fat të keq, ai u dëmtua teksa po përpiqej të kthente në pasim,"- tha trajneri Spalletti në konferencën për shtyp pas ndeshjen.

Qendërmbrojtësi italian u largua nga stadiumi duke ecur me vështirësi, por pa paterica. Sot ai do të kryejë analizat që do të japin përgjigje më të sakta për shkallën e dëmtimit të tij.



Read it all at Bota Sot