Nga idhull, në shok skuadre

- Bota Sot

Nga idhull, në shok skuadre

Nga idhull, në shok skuadre. Kalimi është shumë i shpejtë.

Përpara sesa të vinte në Itali si një yll i Velezit, Santiago Kastro e shihte Milanon si një tifoz.

Nëse Lautaro ishte një “Dem”, ai donte të bëhej si ai.Studionte se si t’i mashtronte mbrojtësit në të njëjtën mënyrë si interisti. në Bolonja vitin e kaluar dhe ky raport në distancë u shndërrua në një miqësi. Santiagos i duheshin këshilla pasi lëvizi në një vend dhe në një kampionat të ri.

Mesazh pas mesazhi, gol pas goli, u rrit, ashtu si edhe dëshira e tij për të luajtur së bashku, në kombëtare dhe jo vetëm. Fanella bardhekaltër ishte shtëpia e përbashkët e dyshes, që në këto ditë qëndruan pak minuta së bashku në grumbullim.

Por, në të ardhmen, dy sulmuesit mund të gjenden afër njëri-tjetrit edhe në fanellën zikaltër. Kastro tenton gjithmonë Interin dhe zikaltrit gjithashtu e kanë programuar si një goditje të madhe për Botërorin e Klubeve. Mbi këtë argument, klubi i ka idetë dhe hierarkitë të qarta.

Është duke ndjekur me interes edhe rritjen e Lorenco Lukës tek Udine, por i preferuari në listë është sulmuesi i Bolonjës.

Dëshira për të luajtur përkrah Lautaros është e madhe dhe kapiteni i Simone Inzagit mund të shërbejë si një motiv për ta transferuar aty. Do të ishte një arritje e madhe në karrierë për Santiagon. Kastro është gati që të shkojë edhe në këmbë në Milano, por ka edhe durimin që të presë momentin e tij sepse për momentin në “San Siro” nuk do të gjente shumë hapësira me Turamin dhe Lautaron. Janë një dyshe që për momentin askush nuk mund ta spostojë.

RAPORTI– Në Itali tregojnë se Kastro është shumë herë më i maturuar sesa mosha e tij. Është vetëm 20 vjeç dhe ëndërron një karrierë të madhe dhe të suksessxhme.

E di mirë që në “Appiano” mund të rritet akoma më shumë. Për argjentinasit romantikë dhe vizionarë, një talent pa limite nuk ka një tavan. Kastro është pikërisht i këtij lloji. Sheh lart dhe dëshiron të mbërrijë aty një ditë. Interistët shohin tek ai Lautaron e ri, me të njëjtën uri, me të njëjtën dëshirë për të mësuar.

Në pak kohë që qëndruan në Argjentinë folën me njëri-tjetrin, por sulmuesi i Interit duhet ta linte grumbullimin e kombëtares për shkak të dëmtimit.

Për lojtarin e Bolonjës ky ishte grumbullimi i parë. Interi është duke e ndjekur me vëmendje dhe Simone Inzagi ka dhënë miratimin për transferimin e tij. Është një lojtar që mund ta bënte shumë komod për të ardhmen.



Read it all at Bota Sot