City-Bayern, nis gara për mbrojtësin e djathtë

- Bota Sot

City-Bayern, nis gara për mbrojtësin e djathtë

Crystal Palace ka rezultuar fatsjellëse për Bayern në merkato. Michael Olise u transferua pa shumë bujë nga skuadra angleze në Mynih dhe sot ai po shkëlqen. Vendin e titullarit e ka gjithmonë të garantuar.

Bayern, ndërkohë, sheh sërish te Crystal Palace. Kësaj here për një lojtar më të madh në moshë, por me cilësi të shkëlqyera.

Bëhet fjalë për kolumbianin Daniel Muñoz, i cili kushton më pak, por do të kishte vlerë të madhe për trajnerin Vincent Kompany, sepse luan edhe si mbrojtës krahu, edhe si sulmues krahu.

Bayern është gati të paguajë rreth 35 mln euro për të. Vetë kolumbiani duket dakord për këtë lëvizje. Për Muñozr ka interes edhe Manchester City pas largimit të Kyle Walker.



Read it all at Bota Sot