Sonte nis rrugëtimi i Shqipërisë drejt Botërorit 2026 me ndeshjen e parë të fazës kualifikuese në grupe. Kombëtarja kuqezi do të luajë sonte (e premte) në mitikun “Wembley” ndaj Anglisë.
Trajneri brazilian Sylvinhos Campos – duke ditur edhe mungesat e rëndësishme dhe forma jo optimale e Ismajlit – ka vendosur që në portë të startojë me Thomas Strakoshën. Mbrojtja përbëhet nga Ivan Balliu, Naser Aliji, Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti.
Në ndërkohë, në mesfushë nga minuta e parë do të luajnë Kristjan Asllani, Qazim Laçi dhe Ylber Ramadani. Faza e sulmit përbëhet nga Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni. Sakaq, në tribunë përfundojnë Andi Hadroj, Etnik Brruti dhe portieri Simon Simoni.
Tek Anglia në anën tjetër nga minuta e parë do të luajnë yjet si Jude Bellingham, Harry Kane, Phil Foden, Marcus Rashford.
Formacionet zyrtare:
Anglia: Pickford, Walker, Rice, Konsa, Foden, Kane, Bellingham, Rashford, Burn, Jones, Lewis-Skelly.
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Laçi, Ramadani, Asani, Bajrami, Uzuni.