Anglia vendos statistikën e veçantë në debutimin e trajnerit gjerman!
Anglia kompletoi plot 437 pasime kundër Shqipërisë në pjesën e parë.
“Opta”, që grumbullon statistikat, raporton se kjo është shifra më e lartë e regjistruar për “Tre Luanët”.
Tuhel e ka ndeshjen debutuese këtë kundër Shqipërisë.
Pjesa e parë u fitua nga vendësit në “Wembley” me rezultatin 1-0.
Autori i golit ishte Ljuis-Skelli. Në minutën e 19-të ia doli të mposhtë Strakoshën.