Trajneri Silvinjo vendosi që të dërgojë dje në tribunë Simon Simonin, Etnik Brrutin dhe Andi Hadrojn.
Zgjedhja për këtë të fundit ishte e çuditshme, për shkak dhe të situatës aktuale te Kombëtarja shqiptare.
Balliu dhe Aliji luajtën nga minuta e parë, duke bërë që të mos ketë asnjë alternativë tjetër për krahët e mbrojtjes. Në rast se Hadroj do të qëndronte në stol, atëherë do të ishte i gatshëm për çdo emergjencë.
Të dy, Balliu dhe Aliji, e mbyllën ndeshjen e përfunduar 2 me 0 për Anglinë. Kujtojmë se Hadroj fitoi ftesën te Kombëtarja për sfidat e marsit, teksa tashmë është pjesë e Polisia Zhetomer në Ukrainë.
Akoma nuk ka ardhur debutimi për ish-mbrojtësin e Partizanit, i cili për herë të fundit ka luajtur një ndeshje zyrtare në dhjetor.