Taremi: Ndoshta nuk e dini, por kam pesë muaj i dëmtuar

- Bota Sot

Taremi: Ndoshta nuk e dini, por kam pesë muaj i dëmtuar

Asnjë minutë në fushën e lojës dhe shumë dyshime për gjendjen e tij. Mehdi Taremi është bërë çështje në Iran.

Mirëpo, sulmuesi i Interit e ka shpjeguar vetë situatën, duke thënë se prej 5 muajsh është duke luajtur i dëmtuar dhe për këtë arsye nuk po jep më të mirën në kampin zikaltër.

“Unë luaj dhe po luftoj prej 5 muajsh me një problem muskulor.

Nuk kam marrë pjesë në ndeshje me vendim të stafit dhe të kombëtares. Tani duhet që të kuroj dëmtimin tim në mënyrë që të ndihmoj Interin.

Për fat të mirë, në Milano janë duke mbështetur dhe jam shumë i lumtur për këtë. Shqetësimi im i vetëm për të ardhmen është qëndrimi në futbollin europian. Dua që të vazhdoj të marrë kënaqësi”, ka thënë Taremi.



Read it all at Bota Sot