Xabi Alonso do vazhdojë te Leverkusen, Reali gjen trajnerin e ri

- Bota Sot

Xabi Alonso do vazhdojë te Leverkusen, Reali gjen trajnerin e ri

Xabi Alonso “zhgënjen” Real Madrid. Sipas Fichajes, trajneri spanjoll ka vendosur të qëndrojë te Leverkusen, duke refuzuar mundësinë për të drejtuar një ekip gjigant si Real Madrid.

Alonso prej kohësh ka qenë kandidati kryesor për të zëvendësuar Carlo Ancelotti-n, i cili mund ta mbyllë me madrilenët në fund të këtij sezoni, por spanjolli mesa duket do vazhdojë të qëndrojë te Leverkusen.

Fichajes raporton se drejtuesit e Realit kanë kthyer sytë tani nga Zinedine Zidane, i cili ka qenë “pushim” që nga viti 2021 pikërisht atëherë kur u largua nga stoli i “Los Blancos”.

Zidane nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë e madhe që ka për këtë klub, ndaj nuk do të ishte aspak surprizë rikthimi për herë të tretë si trajner në krye të Real Madridit.

Francezi e njeh mjaft mirë këtë klub, ndaj dhe është zgjedhja e parë e drejtuesve të Realit për t’i besuar stolin.

Edhe pse ende nuk ka një marrëveshje të finalizuar, kontaktet mund të intensifikohen së shpejti.

Real Madrid duhet të marrë një vendim në javët e ardhshme për trajnerin e ri, rikthimi i francezit po bëhet gjithnjë e më i realizueshëm. Ky lajm është pritur mjaft mirë edhe nga tifozët madrilenë, të cilët janë të bindur që me Zidane në krye të stolit, suksesi do jetë i sigurt.



Read it all at Bota Sot