Qindra të arrestuar në ditën e tretë të protestave në Turqi

- Bota Sot

Qindra të arrestuar në ditën e tretë të protestave në Turqi

Autoritetet turke thonë se 343 persona u arrestuan të premten, në ditën së tretë të protestave në të gjithë vendin.

Protestat filluan të mërkurën, pas arrestimit të një figure kryesore të opozitës, kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Ai u arrestua nën akuzat për korrupsion dhe ndihmë të grupeve terroriste, disa ditë përpara se të shpallej si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Në një fjalim të premten, presidenti Rexhep Tajip Erdogan dënoi protestat dhe tha se qeveria e tij nuk do ti "dorëzohej vandalizmit" ose terrorit të rrugës”. “Nuk do të pranojmë prishjen e rendit publik”, raporton BBC.

Imamoglu thuhet se është marrë në pyetje nga policia turke përpara paraqitjes së tij të pritshme në gjykatë.

Imamoglu, i cili është nga Partia Laike Republikane Popullore (CHP), shihet si një nga rivalët politikë më të fortë të Erdoganit.

Ai ishte një nga më shumë se 100 personat, përfshirë politikanë të tjerë, gazetarë dhe biznesmenë, të arrestuar si pjesë e një hetimi.

Mijëra persona u mblodhën në protestë në Stamboll të premten. Policia, thuhet u përleshën me qindra demonstrues dhe ka qëlluar me plumba gome dhe gaz piper. Përleshje të tjera u raportuan në Izmir.



Read it all at Bota Sot