Kosova me shumë mungesa ndaj Islandës

- Bota Sot

Kosova me shumë mungesa ndaj Islandës

Vedat Muriqi ka qenë përkrah trajnerit Franco Foda, të cilët kanë folur në konferencën e fundit për shtyp një ditë para ndeshjes së kthimit, atë ndaj Islandës, e cila do të luhet nesër në orën 18:00.

Edhe pse do kenë disa mungesa të rëndësishme për ndeshjen e nesërme, Muriqi shprehet me bindje se do futën në fushë për të fituar.

“Shpresoj të bëjmë më mirë nga ajo që kemi bërë në ndeshjen e parë.

Disa lojtarë të rëndësishëm mungojnë për këtë takim, por ne kemi shpirtin e skuadrës dhe do hymë në fushë për të fituar.

Kushdo që do luajë në vend të Aro Muric dhe Donat Rudhanit, do ta kryejë detyrën më së miri”, tha Muriqi.

Kosova synon të ngjitet në ligën B, ndërsa Islanda synon të vazhdojë të mbetet ende në këtë Ligë. Kosova fitoi ndeshjen e parë 2-1 në “Fadil Vokrri”, ndaj nesër do i mjaftonte edhe një barazim për të arritur qëllimin.



Read it all at Bota Sot