Tashmë dihet se prej kohësh Real Madrid e ka piketuar Dean Hujisen si një nga emrat që do tentojë ta transferojë gjatë merkatos së verës. 19-vjeçari është zbulimi i këtij sezoni në Premier League, ku po shkëlqen me Bournemouth.
“Marca” raporton se përveç Realit, në garë të fortë për të transferuar Hujisen është futur së fundmi edhe Chelsea. “Blutë” janë të gatshëm të bëjnë një ofertë joshëse për vetë lojtarin dhe klubin e Bournemouth.
Problemi i tyre më i madh është dëshira e madhe e lojtarit për të veshur fanellën e Real Madridit, gjithsesi një ofertë e mirë ekonomike mund të ndërrojë mendjen e 19-vjeçarit.
Hujisen së fundmi debutoi edhe me Spanjën në barazimin 2-2 në Rotterdam ndaj Holandës. Edhe pse ka lindur nga prindër holandezë në Amsterdam, Hujisen vendosi të fund të përfaqësojë Spanjën.