Trent Alexander-Arnold pritet të largohet nga Liverpool në fund të sezonit pasi lojtari nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.
Raportet nga Spanja thonë se ai tashmë ka vendosur të bashkohet me Real Madridin si transferim i lirë në verë.
Gazeta madrilene Marca pretendon se Real Madridi ka punuar për këtë lëvizje për disa kohë.
Mbrojtësi i djathtë nuk ka ndryshuar mendje, pavarësisht përpjekjeve të Liverpool për ta mbajtur atë.
Kontrata e tij aktuale skadon në qershor dhe sipas Marcas, Real Madrid ka arritur marrëveshje të plotë me të për pagën, kohëzgjatjen e marrëveshjes dhe detaje të tjera.
Mbetet vetëm nënshkrimi zyrtar. 26-vjeçari do të bashkohet me një transferim të lirë pasi të përfundojë sezoni.
26-vjeçari këtë edicion me fanellën e Liverpoolit në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.