Klubi parisien dhe ai francez ishin gati

- Bota Sot

Klubi parisien dhe ai francez ishin gati

Joshua Kimmich ka refuzuar dy oferta të bujshme para se të merrte vendimin për të rinovuar me Bayern. Këtë e kanë zbuluar sot mediat gjermane.

Mesfushori, i cili tashmë ka kontratë të re në Mynih të vlefshme deri në vitin 2029, rezulton se ka marrë dy oferta nga Paris Saint-Germain dhe Arsenal.

Klubi parisien dhe ai francez ishin gati t’i ofronin 25 milionë euro në vit mesfushorit, plus bonuse të tjera. Te Bayern ai do të paguhet 20 mln euro në vit (bruto).

Jo vetëm kaq. Kimmich do të përfitonte bonus transferimi prej 25 mln eurosh nëse do të largohej nga Bayern, duke qenë se do të ishte lojtar me parametra zero.

PSG, sipas mediave gjermane, vitin e kaluar u tregua më agresiv në merkato, duke i ofruar 40 mln euro në vit si pagë bruto, pra 20 mln neto.



Read it all at Bota Sot