Një titullar mban në “ankth” Sylvinhon

- Bota Sot

Një titullar mban në “ankth” Sylvinhon

Kombëtarja shqiptare pasditen e djeshme është rikthyer në Shqipëri, teksa pasditen e sotme do të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit në kuadër të sfidës me Andorrën.

Takim që do të luhet në “Arenën Kombëtare” ditën e nesërme në orën 20:45.

Përveç Thomas Strakoshës, pjesa tjetër e lojtarëve është e plotë dhe ky është një lajm i mirë. Gardiani i portës i cili mori një dëmtim ndaj “Tre Luanëve” mban pezull formacionin e Sylvinhos.

FSHF-ja ditën e djeshme njoftoi se gjendja e tij është e mirë, por gjithsesi gjithçka do të monitorohet nga stafi i skuadrës dhe vetëm para duelit me Andorrën do të vendoset nëse do të mund të luajë apo jo.

Gjithsesi stafi me në krye Sylvinhon do të kryqëzojnë “gishtat” për të.



Read it all at Bota Sot