Forcat Ajrore të Ukrainë kanë arritur me sukses të godasin me raketa perëndimore trupat ruse nga Brigada e 103-të e motorizuar, derisa gjendeshin në një strehimore në qytetin Toretsk në rajonin e Donetskut.
Shtabi i Përgjithshëm i ukrainasve njoftoi se vendi ku gjendeshin forcat ruse është shkatërruar plotësisht nga raketat e lëshuara në drejtim të tyre.
Mbetet e paqartë se sa ushtarë rusë kanë humbur jetën në këtë aksion të mirë organizuar, por Shtabi i Përgjithshëm theksoi se në këtë sulm janë vrarë edhe pjesëtarë të forcave ajrore ruse – operatorë dronësh si dhe numër i madh i këmbësorisë.
“Mbrojtja ukrainase është e vendosur për veprime dhe parandalime të çfarëdo aksioni të pushtuesve, që kërcënojnë sigurinë e popullit ukrainas”, u tha nga ukrainasit.
Madje janë publikuar edhe pamjet e këtij sulmi me raketa – ku pamjet nga droni shfaqin momentin e shpërthimit të strehimores.