Ja mungesa e Kosovës në përballje me Islandën

- Bota Sot

Ja mungesa e Kosovës në përballje me Islandën

Kosova sot do të luajë ndeshjen e kthimit me Islandën në play-off të Nations League, duke kërkuar një vend në Ligën B për sezonin e ardhshëm.

Kjo sfidë zhvillohet në Murcia të Spanjës. Pas fitores 2-1 në Prishtinë, “Dardanët” janë të karikuar për të arritur një tjetër rezultat pozitiv.

Kosova sot ka mungesa të rëndësishme. Edon Zhegrovës nuk u grumbullua për shkak dëmtimi, ndërkohë që tre emra janë të konfirmuar si mungesa.

Ata janë Muric, Rrudhani (dëmtime) dhe Berisha (shkak kartonësh). Portier sonte pritet të jetë Amir Saipi, ndërsa mbrojtja nuk do të ndryshojë nga ndeshja e fundit.

Mesfusha do të luhet me Vesel Demekun dhe Elvis Rexhbeçajn, ndërsa Florent Muslija pritet të luajë përpara në ofensivë.

Dilema në sulm është ndërmjet Ermal Krasniqit dhe Emir Sahitit, kurse Milot Rashica dhe Vedat Muriqi nuk diskutohen për formacionin e parë

Kosova sonte pritet të luajë me këtë 11-shë: Saipi, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Demaku, Rexhbeçaj, Muslija, Er.Krasniqi, Rashica, Muriqi.



Read it all at Bota Sot