Conte parakalon Alegrin

- Bota Sot

Conte parakalon Alegrin

Teksa presin të zbulojnë drejtorin e ri sportiv, pjesën e parë të Milanit të ardhshëm, tifozët kuqezi tashmë po shfrenojnë fantazinë mbi atë që mund të jetë skuadra.Në tavolinë janë formacionet e mundshme me disa prej trajnerëve të lidhur.

Nga ana tjetër, e ardhmja e Konseisaos, duke përjashtuar mrekullitë në fushë, duket tashmë e vulosur.

Gjithçka do të nisë me një trajner të ri dhe emrat që intrigojnë më shumë tifozët janë ata të Alegrit dhe Contes. Pavarësisht transferimeve të mundshme, janë tre lojtarë që do të ishin kyç në të dyja drejtimet: Uoker, Pulisiç dhe Leao.

ÇËSHTJE EKULIBRI – Treshja “magjike” do t’i lejonte Milanit të luante një 3-5-2 kameleonik: ish-lojtari i Sitit do të ishte mbrojtësi i përsosur krahu në një mbrojtje me tre lojtarë të kompletuar nga Çau dhe Tomori. Po Pulisiç? Amerikani do të futej si mesfushori i pestë i djathtë në një mesfushë të kompletuar nga Fofana, Loftus-Çik (ose Bondo) dhe Reijnders. Në anën e kundërt do të ishte Teo Hernandez, i lirë për të vepruar në frontin sulmues. Natyrisht, roli i Pulisiçit do të faktori i vërtetë ekuilibrues, me ish-lojtarin e Çelsit që mund t’i kërkohet për të mbuluar të gjithë krahun pa humbur shkëlqimin e tij në sulm.

PJESA TJETËR – Gimenez është i paprekshëm, i mbështetur nga Leao në pozicionin e dytë të sulmuesit. Sigurisht që roli në fjalë nuk është i preferuari i portugezit, por ai do të lirohej nga detyrat e mbrojtjes. Me pasojë të qenit më i kthjellët para portës dhe më i pranishëm në zonën e rreptësisë. Siç u përmend më lart, do të ishte një formacion i ndryshueshëm, lehtësisht i transformueshëm në 4-3-3 duke lëvizur disa pjesë në fushë.

Duke pasur parasysh të gjitha aspektet, Konte dhe Alegri do të fillonin nga një bazë e përbashkët, nga një njëmbëdhjetësh, për të cilin nuk do të duheshin blerje të menjëhershme. Megjithatë, është ndryshe nëse flasim për stolin dhe lojtarët funksionalë që do të përfshihen gjatë ndeshjeve.

Do t’i takonte drejtorit të ri sportiv të bënte një punë të mirë për të identifikuar profilet e duhura me një kosto të ulët. Nga ana tjetër, pa Champions, buxheti që do të shpenzohet në merkato pritet të jetë i kufizuar.



Read it all at Bota Sot